FOTO/ Arti në zi, ndërron jetë aktorja e njohur

FOTO/ Arti në zi, ndërron jetë aktorja e njohur

18:27, 04/02/2019
A+ Aa A-

Aktorja amerikane, Julie Adams, ka ndërruar jetë në moshë 92 vjeçare – bën të ditur BBC.

Ajo ka vdekur mëngjesin e të dielës në Los Angeles. Kështu ka thënë për Hollywood Reporter djali i saj,  Mitch Danton.

Adams është më së shumti e njohur për filmin klasik nga viti 1954, “Creature from the Black Lagoon”.

Image

Njëherësh, ajo ka luajtur rolin e agjentes së pronave të patundshme, Eva Simpson, në serialin “Murder, She Wrote”, gjatë viteve 1987 – 1993.

Vlen të theksohet se ka aktruar edhe krahas Elvis PResleyt në mjuzikalin e vitit 1965, “Tickle Me”.

Betty May Adams (emri i vërtetë i aktores) lindi më 17 tetor 1926 në Waterloo të Iowas.

Si 19 vjeçare, Julie u shpall “Miss Little Rock” në Arkansas dhe më pas u zhvendos në Hollywood të Kalifornisë për ta vazhduar karrierën në aktrim.

Image

Tony Curtis dhe Julie Adams (në qendër) në shkollën e aktrimit në Hollywood. Pas Curtisit ndodhet i famshmi Clint Eastwood

Image

Aktorja Julie Adams në vitin 2012 në Beverly Hills

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco