VIDEO/ 'Piktori mashtrues' qenka gazetar investigativ, shikoni si qëndron e vërteta

VIDEO/ 'Piktori mashtrues' qenka gazetar investigativ, shikoni si qëndron e vërteta

17:33, 04/02/2019
A+ Aa A-

Pak ditë më parë, Edlir Reka u kthye në një personazh pas deklaratave të pavërteta që ai bëri tek “Rudina” dhe “Ftesë në 5”.

Ai u prezantua si një piktor me famë botërore, por u quajt si mashtrues dhe u zbuluan nga komentuesit në faqen e Rudina Magjistarit në Instagram.

Por sapo kjo ngjarje kaloi paksa, Edliri ka cvendosur të zbulojë të vërtetën, ku ka treguar se ka qenë një i inflirtuar i emisionit By Pass Shoë në vizion Plus. Këtë gjë e ka bërë në bashkëpunim me stafin e emisionit për të demaskuar gazetarinë dhe për të treguar se gazetarët nuk marrin informacion për personazhet që ftojnë.

Mbrëmjen e djeshme është diskutuar për këtë çështje në Bypass show dhe më pas Edliri ka bërë disa postime në Instagram ku shkruan:

“Shkova unë?! Jo!

Më ftuan?! Po!

Mashtrova?! Jo!

Aktrova?! Po!

Pse?!

Ishte viti i kaluar kur unë mora guximin që të bëja këtë gjë.

BypassShow në Vizon Plus më sygjeruan që të isha i infiltruari i tyre, duke u treguar të tjerëve nga Instagrami im, se isha një artist me famë botërore. Pse mua, sepse jam piktor dhe aktor. Dhe isha personi i duhur.

Ku është gabimi këtu? Gjithsesi, pse e bëmë këtë gjë? Stafi i Bay Pass e bëri për të treguar se sa përtokë është gazetaria Shqiptare.

E arritën që ta tregonim këtë gjë? Po!

Çfarë më bën mua? Mashtrues!

“U demaskova” nga ata që ne si staf të Bypass po demaskonim.

Une aktrova, atë që më ishte caktuar.

Dhe e arrita.

Gazetaria bazohej vetëm tek fjalët e një 20 vjeçari që po aktronte dhe nuk verifikuan asgjë. Ku është gabimi ynë këtu? Asgjëkundi. Përsëri i shtruan publikut shqiptar një tryezë me ushqim të kalbur.

Vetëm gënjeshtër pas gënjeshtre.

Unë dhe stafi i Bypass Show ia arritëm qëllimit!

Kryeministri Edi Rama tha : “Jeni një kazan mediatik”U vërtetua!”- ka shkruajtur ai përbri videos në Instagram, ku dhe është treguar se ai në të vërtetë nuk është piktor por thjesht një gazetar i inflirtuar, pra situata qenka më e komplikuar seç e kishim menduar./Blitz

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Puna ime perfundoi ketu! Kaq kisha!

A post shared by Edlir Reka (@edlirreka) on

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

FILANTROPI dt 7 shkurt 201907/02/2019 08:30

Të jetë vërtet kështu me PIKTORIN gazetar investigativ?... Po Rudina Magjistari çfarë do thotë vallë?... Ta ketë ngrënë sapunin për djathë ?...

Mira04/02/2019 19:10

Pse pak genjeshtra degjojme cdo dite?! Pak gazetare i kane “ dhene ze dhe forme” shume prej njerezve qe pa asnje merite- po vec nga media- jane sot politikane qe vec politike nuk bejne?!

Shto koment

Denonco