Dua Lipa nuk ndalet: ‘Po konkurroj me veten’

Dua Lipa nuk ndalet: ‘Po konkurroj me veten’

16:13, 04/02/2019
A+ Aa A-

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa ka siguruar 4 nominime në Brit Awards 2018. Ajo është nominuar në dy kategori, ‘British Video’ dhe ‘British Single’. E veçanta është se në të dyja kategoritë konkuron me dy këngët e saj ‘IDGAF’ dhe ‘One Kiss’ në bashkëpunim me Calvin Harris.

“Po kokurroj me veten,”-shkruan ajo në një postim në Instagram, teksa iu bën ndjekësve thirrje që ta votojnë.

“Po kokurroj me veten!! Votimi për “British Artist Video of the Year” është hapur. Ju mund të mo votoni mua ose ne duke postuar në Twitter hashtag-un #BRITVIDDUALIPA ose #BRITVIDCALVINDUA. Ju mund të votoni vetëm njëherë në çdo 24 orë, një hashtag dhe për fat të keq rishpërndarja nuk llogaritet.” shkruan këngëtarja në Instagram.

Sukseset e Dua Lipës nuk kanë të ndalur. Pak kohë më parë ajo hyri në histori sepse albumi i saj “Dua Lipa” është albumi më i dëgjuar në botë i një artisteje femër. Albumi ka arritur në total 9.5 miliardë dëgjime në të gjithë botën në Spotify dhe YouTube, duke hedhur nga froni Taylor Swifft me albumin e saj “1986”.

Ndërkohë Dua Lipa po shijon dhe suksesin e këngës së fundit ‘Swan Song’, e cila do të jetë kolona zanore e filmit ‘Alita: Battle Angel’. Kënga korri sukses të menjëhershëm duke marrë 6.7 milionë dëgjime dhe 4.6 milionë shkarkime në telefona celularë.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco