Reperi me famë botërore arrestohet nga policia në ShBA sepse ishte refugjat

Reperi me famë botërore arrestohet nga policia në ShBA sepse ishte refugjat

13:31, 04/02/2019
A+ Aa A-

 Së fundmi, mediat amerikane kanë bërë të ditur se reperi me famë botërore i nominuar për çmim Grammy, 21 Savage, është vënë në pranga nga policia pasi është zbuluar se në të vërtetë, ai është një refugjat.

Reperi vijon të jetë në arrest dhe po përgatitet të deportohet drejt Britanisë së Madhe pasi është zbuluar se në fakt, ai është një qytetar britanik.

Një zëdhënës i Imigracionit dhe Doganës (ICE) tha se ai po mbahej për procedurat e largimit.

Më herët gjatë intervistave, 21 Savage tregonte se kishte kaluar fëmijërinë në Atlanta.

Për revistën "Fader" në vitin 2016, ai tregonte se për herë të parë kishte parë një armë në moshën 8 vjeç, edhe pse artikulli nuk specifikonte se ku ndodhi ky incident.

Ai gjithashtu është cituar në intervistë duke thënë se ishte përjashtuar nga shkolla në Atlanta, rreth 12 ose 13 vjeç, pasi mbante armë zjarri në klasë.

Një gazetar i CNN citoi një zëdhënës të ICE që thoshte: "I gjithë personi i tij publik është i rremë".

21 Savage është i njohur gjithashtu dhe për lidhjen me modelen Amber Rose.

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco