Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Investigimi i 'RAI 3', pse është friksuar Edi Rama?

FOTO/ Transformim i pabesueshëm dikur anoreksike sot një vajzë tërheqëse

FOTO/ Transformim i pabesueshëm dikur anoreksike sot një vajzë tërheqëse

12:07, 01/02/2019
A+ Aa A-

 Annie Windley para 5 vitesh peshonte vetëm 29 kg, ndërsa sot është një vajzë shumë seksi.

Mrekullisht vajza angleze arriti të mundë çrregullimin pas ngrënies së një çokollate të vetme në “Lindt bar”, ku ajo kishte qenë një mbrëmje. Pas konsumimit të çokollatës vazja kuptoi se nuk kishte shtuar peshë dhe theu mitin e frikës për të ngrënë normalisht ushqim.

Tani Annie peshon 45 kg dhe ka rrëfyer betejën e saj me anoreksinë.

“Më parë dridhesha kur më përmendej fjala ushqim”, thotë ajo.

“Më parë nuk mund as të shihja ushqimin, pasi ose do ta villja nëse e konsumoja, ose do të shmangia çdo gjë me yndyrë që më shtonte peshën. Mua më thanë madje se rrezikoja një atak kardiak sepse isha trupvogël”, shtoi ajo.

Annie u diagnostikua për herë të parë me çrregullim të të ngrënit në vitin 2012.

Në tetor 2017, ajo u detyrua për të luftuar kundër çrregullimit të saj dhe filloi të bëjë ushtrime dhe të hajë ushqim rregullisht.

Tani, Annie ha dy kruasanë dhe një filxhan çaj për mëngjes; Për drekë konsumon avokado, një vezë të zier dhe domate me qershi ose një sallatë makarona ose patate me ton dhe sallatë; Për darkë ha salmon, patate dhe perime.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco