Eni Koçi i publikon Gretës dhe Gencit VIDEON e turpshme, nxehet këngëtari

Eni Koçi i publikon Gretës dhe Gencit VIDEON e turpshme, nxehet këngëtari

11:15, 01/02/2019
A+ Aa A-

Ditën e djeshme u përhap me shpejtësi lajmi se Greta Koçi dhe Genc Prelvukaj i kanë prishur marrëdhëniet e mira që kishin me njëri-tjetrin.

Shkak u bë një postim i këngëtares në Instastory ku e pyetur nga një fans, ajo përgjigjej se momentalisht marrëdhëniet e saj me Gencin janë në krizë.

Mirëpo kjo duket se ka qenë thjesht shaka nga Greta pasi këngëtarja ka një marrëdhënie shumë të mirë me kunatin.

Këtë e vërteton video e fundit e Enit e cila shfaqet duke u ankuar për faktin se Greta dhe Genci e kanë lënë vetëm dhe qëndrojnë në celularë.

Madje në një moment Greta dhe Genci shfaqen duke folur në gjuhë kineze dhe Eni tallet me këtë fakt.

Sapo e sheh që Eni po i filmon, Genci duket se turpërohet.

Ai nxehet, lëshon celularin nga dora dhe i thotë Enit ta mbyllë videon.

View this post on Instagram

Eni, Genci dhe Greta????????

A post shared by Xing.al (@xing.al) on

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco