Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

FOTO/ 'Top Channel' apo 'Klan'?Ja ku do t'a shihni emisionin e ri të Renato Mekollit

FOTO/ 'Top Channel' apo 'Klan'?Ja ku do t'a shihni emisionin e ri të Renato Mekollit

10:30, 01/02/2019
A+ Aa A-

 

Programi ‘Hell’s kitchen’ u komentuar gjatë nga të gjithë ndjekësit për shkak të sjelljeve të pa justifikuara të Renato Mekollit.

Pas përfundimit të emisionit, në media u diskutua shumë edhe për të ardhmen e shefit të njohur të kuzhinës në televizion.

Në disa prej tyre thuhej se Renato Mekolli nuk do të ishte më pjesë e “Top Channel”, sepse po mendonte t’i bashkohej stafit të televizionit “Klan”.

Por këto duket se nuk janë aspak të vërteta dhe Renato ka vendosur t’u japë fund dyshimeve.

Në postimin e tij më të fundit në ‘Instagram’, ai ka treguar se do të jetë sërish pjesë e televizionit “Top Channel”.

“Nëse marrëdhëniet janë të shkëlqyera dhe angazhimi për 2 emisione në vit është maksimal nga të dy palët, nuk ka arsye për lëvizje drejt një televizioni tjetër, apo jo? Kjo përgjigje publikohet për shkak të “zhurmave” dhe pikëpyetjeve të ditëve të fundit nëse jam në bisedime me Tv ‘Klan’ për ndonjë projekt të ri televiziv. Gjithmonë ka pasur bisedime dhe do të ketë gjithmonë, miqësore sigurisht. Por për projektet e mia televizive, vazhdoj në ‘Top Channel’. Faleminderit!”, – ka shkruar Renato. 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco