FOTO/ Vivienne një kopje e Angelina Jolie, por si ndihet Brad Pitt për këtë fakt

FOTO/ Vivienne një kopje e Angelina Jolie, por si ndihet Brad Pitt për këtë fakt

10:11, 31/01/2019
A+ Aa A-

Ndonëse Brad Pitt është tashmë i divorcuar nga Angelina Jolie kjo nuk do të thotë se ai nuk është i lumtur që fëmijët kanë marrë shumë cilësi nga mamaja e tyre.

Së fundmi ka qenë një shëtitje e 43-vjeçares me vajzën e tyre, Vivienne, që bëri të gjitha mediat e huaja të flasin për ngjashmërinë e jashtëzakonshme që kanë nënë e bijë.

Burime pranë Brad kanë treguar gjithashtu për ‘Hollywoodlife’, se ai është i lumtur për ngjashmërinë e madhe të vajzës me ish partneren e tij.

Pitt ka thënë se Jolie vazhdon të mbetet një nga femrat më të bukura që ai ka njohur në jetën e tij dhe në fund të ditës është mirënjohës ndaj saj për çdo gjë që kanë kaluar bashkë.

Pavarësisht divorcit të vështirë midis tyre, Brad ndihet i lumtur sa herë sheh që fëmijët kanë virtyte të shumta të Jolie.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco