Hollivudi në zi: Ndahet nga jeta aktori i famshëm

Hollivudi në zi: Ndahet nga jeta aktori i famshëm

09:14, 31/01/2019
A+ Aa A-

Veterani i Hollivudit Dik Miller ka ndërruar jetë.

Aktori i njohur për rolet e tij në filmat “Gremlins” dhe “Terminator” ka vdekur në moshën 90-vjeçare, raporton “Variety”.

Miller la pas bashkëshorten e tij Lainie, vajzën Barbara dhe mbesën Autumn.

Aktori është i njohur për rolin e tij në “Gremlins”, ku luajti Murray Futterman.

Image

Ai nisi të aktrojë në vitet 1950 dhe vazhdoi të performojë në mbi 180 filma dhe shfaqje televizive, duke përfshirë “The Burbs”, “Fame”, “The Howling” dhe “Piranha”.

Miller ka punuar me regjisorët James Cameron, Martin Scorsese, John Sayles dhe Joe Dante gjatë karrierës së tij.

Ndjekësit dhe bashkëpunëtorët shprehën keqardhjen në mediat sociale të mërkurën, pas lajmit së ndarjes së tij nga jeta.

“Unë jam i shkatërruar që po jap lajmin se një nga miqtë e mi më të mirë dhe bashkëpunëtorët më të çmuar ka ndërruar jetë”, shkroi drejtori i “Gremlins” Joe Dante.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco