Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Rrëmbyesi tenton të përdhunojë Xhenetin, Arzu e shpëton, ja ç’do ndodhë nesër

Rrëmbyesi tenton të përdhunojë Xhenetin, Arzu e shpëton, ja ç’do ndodhë nesër

21:10, 30/01/2019
A+ Aa A-

Xhenet e gjen veten të lidhur në një shtëpi të braktisur. Ajo bërtet që rrëmbyesi ta lërë të shkojë. Bashkëpunëtori i rrëmbyesit frikësohet dhe ja mbath. Rrëmbyesi dehet dhe telefonon Melisën. Ai i tregon që ka rrëmbyer Xhenetin dhe kërkon paratë.

Arzu përgjon bisedën e tyre dhe tronditet kur mëson se Xhenetin e kanë rrëmbyer. Arzu i kërkon llogari Melisës. Ato nisen për të shpëtuar Xhenetin. Jashar infiltron një shërbyese në shtëpinë e Kajas. Kaja i parashtron kushtet e tij shërbyeses.

Arzu dhe Melisa ngecin në rrugë pasi ka ndodhur një aksident. Shërbyesja merr në telefon Selimin dhe i thotë se do i tregojë gjithçka çfarë do shohë e do dëgjojë në shtëpinë e Kajas. Rrëmbyesi detyron Xhenetin të pijë alkool.

Ajo e pështyn në fytyrë. Ai nxehet dhe e godet. Arzu kërkon për Xhenetin. Rrëmbyesi zhvishet dhe tenton të përdhunojë Xhenetin. Arzu dëgjon zërin e Xhenetit dhe e kërkon si e çmendur. Rrëmbyesi zhvesh Xhenetin.

Ajo bërtet dhe kërkon nënën. Arzu gjen Xhenetin dhe tronditet kur sheh rrëmbyesin duke tentuar ta përdhunojë. Arzus i kujtohet kur Kaja e përdhunoi. Ajo i gjuan rrëmbyesit me tullë pas koke. Arzu thërret mos ta prekë vajzën e saj.

Xhenet është në shok. Arzu i qëndron pranë dhe e pranon si vajzën e saj. Melisa shkon në vendngjarje me policinë. Kaja dhe Mukadez mësojnë se Xhenet është gjetur. Kaja telefonon Selimin dhe i tregon. Ai shkon në komisariat.

Xhenet dhe Arzu arrijnë në komisariat. Të gjithë tronditen kur mësojnë se Xhenetin kanë tentuar ta përdhunojnë. Sema i thotë Mahirit se do e largojë Ozlemin pasi ajo të lindë fëmijën. Ozlem përgjon bisedën e tyre.

Ajo telefonon dikë dhe i thotë se plani dështoi. Arzu, Xhenet dhe Melisa japin deklaratat në polici. Xhenetin e dërgojnë për kontroll në spital. Xhenet bërtet kur infermierja e prek. Arzu i qëndron pranë Xhenetit.

Ozlem takohet me të dashurin dhe i kërkon të kthehen në Amerikë. Ai nuk pranon dhe urdhëron Ozlemin t’ja fitojë zemrën Mahirit./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco