Bukuroshja shqiptare që la Amerikën për të ndjekur ëndrrën në Shqipëri

Bukuroshja shqiptare që la Amerikën për të ndjekur ëndrrën në Shqipëri

20:48, 30/01/2019

Ajo bie shpesh në sy për pamjen e saj, fizikun perfekt dhe tërheqës.

Ka lindur në Kaliforni, por është rikthyer në vendin ku kanë lindur prindërit e saj për të vazhduar pasionin që ka për televizionin.

Moderatorja Lejla Kraja është një ndër prezantueset sportive që po bën për vete jo vetëm futbollistët, por edhe tifozët. Bukurinë e saj e ka shfaqur edhe në konkurse bukurie ku ka përfaqësuar Kaliforninë në “Miss Amerika 2017”.

Ajo ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan nga ku rrëfeu se si u bë pjesë e televizionit dhe vendosi të qëndrojë në Shqipëri.

“Unë isha për qejf në Shqipëri dhe mendoja të qëndroja më gjatë. Por nëse nuk ke një angazhim nuk ke se ç’bën. Por shoku im Ervin Kurti njihte këto të Digitalb, aty kishte një hapësirë dhe kështu u gjenda në televizion.

E kisha shumë të vështirë në fillim të them të drejtën sepse gjuha shqipe është shumë e vështirë për t’u mësuar sepse unë e kisha harruar komplet. E kam mësuar gjatë këtij viti, i jam shumë mirënjohëse kolegëve të mi të cilët më kanë ndihmuar me gjuhën.

Mua më pëlqen sporti dhe kam qejf të qëndroj në sport. Jam prej një  viti në Shqipëri dhe akoma nuk e kam kuptuar sa shpejt më ka ndryshuar jeta. Është përgjegjësi e madhe të kesh program televiziv”, tha Lejla./tvklan

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco