Nëse po mendoni të shpërnguleni, Italia ofron shtëpi me 1 euro, por këto janë kushtet që duhet të plotësoni

Nëse po mendoni të shpërnguleni, Italia ofron shtëpi me 1 euro, por këto janë kushtet që duhet të plotësoni

19:39, 30/01/2019
A+ Aa A-

Keni ëndërruar gjithmonë që të largoheni nga qyteti për të jetuar në një fshat të qetë dhe të mbushur me ajër të pastër? Nëse po, ëndrra juaj mund të bëhet realitet vetëm me 1 euro. 

Image

Borgomezzavalle, Itali

Keni ëndërruar gjithmonë që të largoheni nga qyteti për të jetuar në një fshat të qetë dhe të mbushur me ajër të pastër? Nëse po, ëndrra juaj mund të bëhet realitet vetëm me 1 euro. Disa fshatra alpinë italianë ofrojnë shtëpi me 1 euro për të huajt, madje duke i paguar ata që të shpërgulen aty. Kryetarët e bashkive të këtyre vendeve janë duke i bërë këto oferta, pasi banorët po largohen dita-ditës për t`u shpërngulur në qytete.

Image

Locana, Piemonte, Itali

Kryebashkiaku i fshatit të vogël alpin Locana, në Piemonte, Xhovani Bruno Mattiet ofron 9 mijë euro, për tre vjet, për familjet që do të vendosen atje. Fshati ndodhet në rajonin veriperëndimor të Italisë që kufizohet me Francën dhe Zvicrën, mes majave të maleve të mbuluara me borë dhe luginave plot me lule. Nëse po e mendoni seriozisht që të shpërnguleni aty duhet të plotësoni dy kushte: të keni të paktën një fëmijë dhe paga juaj vjetore të jetë minimumi 6 mijë euro.

Image

Borgomezzavalle, Itali

Po ashtu, Alberto Preioni, kryebashkiaku i Borgomezzavalle-s ofron shtëpi me 1 euro për njerëzit që për 2 ose 3 vjet kanë në plan t`i ristrukturojnë dhe t`u japin jetë qendrave historike në fshat. Ai ofron 1 mijë euro për çdo të lindur dhe 2 mijë të tjera për ata që duan të nisin një biznes. Si ju duket si ide?

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco