Aktorin e njohur e lidhin, e rrahin dhe i derdhin substanca kimike, e bëjnë për vdekje aktivistët homofobë

Aktorin e njohur e lidhin, e rrahin dhe i derdhin substanca kimike, e bëjnë për vdekje aktivistët homofobë

17:42, 30/01/2019
A+ Aa A-

Aktori i njohur amerikan po lufton për jetën.

Jussie Smollet, aktori i njohur për rolin e tij në serialin shumë të shikuar amerikan, Empire, është bërë viktimë e urrejtjes ndaj homoseksualëve.

Aktori, i cili është një homoseksual i deklaruar, sipas TMZ, para disa ditëve ka marrë disa letra kërcënuese të drejtuara në studion ku xhirohet seriali.

Smollett është sulmuar nga dy njerëz të cilët edhe kanë bërë thirrje homofobike dhe kanë derdhur substanca kimike në viktimën.

Njëri nga sulmuesit gjithashtu e ka lidhur me litar në qafë aktorin, sipas policisë. Të dytë kanë ikur nga skena e krimit.

Jussie ka arritur të shkojë vetë në spital, ndërsa ka luftuar për jetën në orët e para pas sulmit.

ImageImage

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco