Paditet nga mjeku aktorja e njohur Gwyneth Paltrow

Paditet nga mjeku aktorja e njohur Gwyneth Paltrow

14:56, 30/01/2019
A+ Aa A-

Aktorja Gwyneth Paltrow aktualisht po përballet me një padi nga Terry Sanderson, një mjek në Utah.

Mjeku pretendon se aktorja u rrëzua sipër tij teksa ata po bënin ski në të njëjtin vend në muajin shkurt të vitit 2016.

Ai pretendon se 46-vjeçarja “ishte jashtë kontrollit gjatë skijimit” në Deer Valley Resort në Park City, Utah, dhe se aktorja fituese e Oskar, edhe pse nuk dinte të skijonte, rrezikoi seriozisht jetën e tij me guximin e saj të çmendur.

Në dokumentet e gjykatës të siguruara nga revista “People” mjeku e përshkruan incidentin si një goditje të pakontrolluar në pjesën e prapme dhe një papërgjegjshmëri absolute prej saj.

Sanderson shton se ylli i Hollivudit u largua nga vendngjarja pa i dhënë ndihmën e parë, duke e lënë mjekun në mes të dëborës në gjendje të rëndë me disa kocka të thyera.

Ndaj ai kërkon jo pak, por plot 3.1 milionë dollar dëmshpërblim dhe një ndjesë publike nga aktorja.

“Më rrëzoi dhe u largua pa pyetur si isha, kush e bën këtë? Kush mendon se është ajo?” , mësohet të ketë thënë mjeku gjatë ngritjes së padisë.

Në krahun tjetër avokati i Gwyneth Paltrow mendon se kjo është padi pa baza, dhe një përpjekje për të marrë famë, para dhe vëmendje në kurriz të aktores.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco