FOTO/ Luana Vjollca ka një mesazh inspirues për të gjitha femrat: Ji femra që do të jesh....

FOTO/ Luana Vjollca ka një mesazh inspirues për të gjitha femrat: Ji femra që do të jesh....

13:01, 30/01/2019
A+ Aa A-

Luana Vjollca është një nga moderatoret më të njohura shqiptare, e cila merr vëmendjen e publikut shqiptar me fotot e videot që publikon vazhdimisht nga jeta e saj private e profesionale në Instagram.

Ka 1.4 milionë ndjekës në Instagram dhe kjo e bën Luana Vjollcën njërën nga figurat më të ndjekura në rrjetet sociale në mesin e shqiptarëve.

Moderatorja e këngëtarja mund të ketë impakt tek vajzat, sepse shumë kush mund ta dëshironte edhe famën e saj e edhe pamjen.

Dhe ditën e sotme moderatorja ka  ka publikuar një mesazh shumë inspirues për fanset e saj femra të cilave u ka thënë të jenë vetvetja.

“Ji femra që do të jesh, jo ajo që presin të tjerët të jesh. Zoti nuk bën gabime. Nëse e sheh me prespektivë, do e shohësh që je një krijesë perfekte e asaj çfarë zoti ka dashur që ti të jesh. Ji krenare për atë që je. Mbi të gjitha, nuk je një në 1 milion, por një në një jetë të tërë”.

Dhe sigurisht që nuk mund të mungonin komentet e bukura të fansave të moderatores për këtë mesazh inspirues.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco