Çfarë po ndodh në  jetën e Chris Brown?

Çfarë po ndodh në jetën e Chris Brown?

02:31, 25/01/2019
A+ Aa A-

Chris Brown po përballet me një periudhë shumë të vështirë në jetën e tij. Pas përballjes me akuza për përdhunim ndaj modeles franceze, tani atij  i ndodh një tjetër ngjatje e rëndë.

Sot, ai është njoftuar se shtëpia ku qëndron vajza e tij e vogël është grabitur. Dikush hyri në apartamentin e Nia Guzman, nëna e 4-vjecares Royalty, raporton TMZ.

Thuhet se hajdutët kanë marrë disa canta dhe këpucë të Nias, vajzës së saj të madhe dhe Royalty. Ish-partnerja e Chris Brown beson se dikush e ka ndjekur pasi grabitja është bërë pikërisht kur shkoi të vizitonte nënën e saj.

Fatmirësisht nuk është raportuar asnjë person i lënduar dhe vajza e reperit është mirë. Nuk dihet nëse është ndonjë hakmarrje ndaj reperit nga modelja franceze, dëshmia e së cilës për përdhunim u hodh poshtë nga policia për mungesë faktesh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco