Jeni të mërzitur me jetën që bëni? Hidhini një sy filmit të fundit të Jennifer Lopez për të ndryshuar gjithçka

Jeni të mërzitur me jetën që bëni? Hidhini një sy filmit të fundit të Jennifer Lopez për të ndryshuar gjithçka

18:25, 22/01/2019
A+ Aa A-

Me fillimin e vitit të ri, të gjithë caktuam qëllime të reja për të bërë ndryshime në jetë. Megjithatë nëse ju nuk keni caktuar ende asgjë, mjafton t’i hidhni një sy filmit më të ri të Jennifer Lopez, “Second Act”. Aktorja e njohur luan rolin e Maya-s, një grua që vendosi të rindërtojë jetën e saj pasi humbi një promocion në moshën 43-vjeçare.

“Daily Mail” ka renditur një sërë gjërash që të gjithë mund t’i mësojmë nga filmi për të nisur një jetë të re, nëse nuk jeni të kënaqur me ato çfarë keni arritur.

1. Bëhuni guximtar dhe hiqni dorë nga puna që urreni

Nëse nuk ndiheni të vlerësuar sa duhet në punën tuaj, dijeni se kjo do të ndikojë në çdo aspekt të jetës. Në film Maya humbet një vend të mirë pune për shkak të mungesës së shkollimit. Megjithatë ajo vazhdon të punojë derisa arrin të ndërtojë një CV të kompletuar dhe zë një nga vendet më të mira të punës në një kompani kozmetike. Nëse zbuloni pasionet tuaja, ju mund të arrini të bëni gjithçka dhe t’ja dilni mbanë në çdo gjë.

2. Ndërmerrni riskun përsipër duke nisur një karrierë të re

Nëse mendoni të nisni një punë të re, duhet të dini se gjithmonë do të keni riskun me vete. Një vend i ri pune mund t’u duket shumë larg, por duhet të kujtoni se ritrajnimi ose rikthimi në shkollë do t’u bëjë të fitoni punën që keni ëndërruar. Mos kini frikë nga ndryshimet!

3. I kushtoni rëndësi jetës sociale

Ne mund të lidhemi shumë me punën tonë, sa ndonjëherë mund të harrojmë edhe jetën sociale. Nëse lini pak kohë për shoqërinë tuaj, ose për të parë një film në kinema do të ndiheni më të kënaqur dhe të lumtur.

4. Ndryshoni pamjen tuaj

Shpesh ne nuk dëshirojmë të ndryshojmë ‘look’, sepse kemi frikë nga rezultati ose ndihemi rehat me pamjen tonë. Por Maya nga një asistente e thjeshtë e veshur shumë ‘casual’, u shndërrua në një biznesmene të fuqishme dhe një nga gratë më ‘sexy’. “Second Act” është një shembull perfekt që tregon se pamja ndikon shumë në jetën tuaj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco