‘Më përdhunoi për 7 vite rresht’. Balerini shokon me deklaratën e tij për Micheal Jackson

‘Më përdhunoi për 7 vite rresht’. Balerini shokon me deklaratën e tij për Micheal Jackson

10:03, 20/01/2019
A+ Aa A-

Një raport i policisë së Los Angelesit  kohë më parë konfirmoi se janë gjetur video pornografike në shtëpinë e quajtur “Neverland” të mbretit te popit, Michael Jackson, të cilat besohet se i ka përdorur për t’i joshur djemtë e rinj.

 Zyrtarët policorë kishin zbuluar gjithashtu video të burrave, grave në pozicione të ndryshme seksuale, po ashtu në atë shtëpi ata zbuluan edhe drogëra te ndryshme.

Raporti, i cili para kësaj ishte i fshehur tregon imazhe të disa të rinjve adoleshentë, të zhveshur ose pjesërisht të zhveshur.

 Shtëpia e Jacksonit u kontrollua nga 70 anëtarë të zyrës policore së Barbara Countyt ne vitin 2003, pas akuzave për abuzim seksual ndaj fëmijëve.

Dhe në lidhje me këtë së shpejti pritet të dalë dokumentari i titulluar “Leaving Neverland”.

Në këtë dokumentar do të rrëfehet dhe balerini Wade Robson i cili thotë se Michael Jackson e ka përdhunur për 7 vite me radhë.

Wade Robson është i njohur për shumë njerëz si personi që thuhet se u fut mes Britney Spears dhe Justin Timberlake, dhe e frymëzoi këtë të fundit për të shkruar këngën e ndarjes, “Cry Me A River”.

Balerini australian pretendon se ai është përdhunuar nga Jackson duke nisur që kur ai ishte 14-vjeç.

Ndërkohë, familja e këngëtarit e ka quajtur balerinin si një artist mashtrues.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco