Surpriza e papritur përlot Agron Llakajn

Surpriza e papritur përlot Agron Llakajn

08:30, 20/01/2019
A+ Aa A-

Aktori i humorit, Agron Llakaj ishte i ftuar nga moderatorja, Arbana Osmani në programin “Dua të të bëj të lumtur”, për të surprizuar Nailen, por Arbana i kishte përgatitur një tjetër surprizë Agronit.

Surpriza për të ishte mbesa e tij, Adea, e cila kishte disa kërkesa për gjyshin e saj.

Para disa muajve Agron Llakaj është bërë sërish gjysh dhe për këtë arsye Adea kishte filluar të bëhej xheloze.

Image

 Sipas saj gjyshi i kushtonte më shumë vëmendje nipit, Teos dhe se ajo ndihej e mënjanuar.

Agroni i emocionuar dhe i përlotur iu drejtua mbesës së tij me këto fjalë:

“Gjyshi e do shumë Teon, vëllanë tënd dhe fëmijët e tjerë që do vijnë pas tij, por ti je motivi i jetës sime. Mëso ta ndash botën me të tjerë sepse kështu do të jetë akoma edhe më e bukur!”

Adea u shpreh se idhulli i saj është gjyshi dhe të gjithë duhet dinë se ajo është mbesa e aktorit të madh, Agron Llakaj.

/Top Channel

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco