Lepuri 2019 - Horoskopi kinez

Lepuri 2019 - Horoskopi kinez

07:31, 20/01/2019
A+ Aa A-
Shenja e katërt e zodiakut kinez është Lepuri, që në gjuhën kineze quhet "Do".Të lindurit e kësaj shenje i përkasin viteve- 1939, 1951, 1963, 1975, 1987, 1999, 2011, shkruan Radio e Jashtme e Kinës.

Karakteristikat e Lepurit

Është një shenjë me fat, e talentuar dhe e komunikueshme. Tepër miqësor, por i ndrojtur Lepuri është në kërkim të qetësisë. Shkon shumë me Delen dhe Derrin, por jo me Gjelin.

Personat e lindur në këtë shenjë janë të kujdesshëm dhe të rezervuar. Janë diplomatë në sjellje dhe mund të kuptojnë shpejt qëllimet e të tjerëve. Lepuri është një shenjë që krijon besim dhe kujdeset për të tjerët. Personat e kësaj shenje kanë shumë miq dhe janë të disiplinuar. Nuk mund të përfitosh prej tyre, ndonëse janë emocionalë dhe ndikohen shpejt.

Image

Në lidhjet dashurore Lepuri është tekanjoz dhe i paqëndrueshëm, ndonëse nuk priret nga pasioni apo aventurat. Janë tipa shumë të ndjeshëm dhe shfaqin besnikëri ndaj partnerit. Lepuri do qetësi dhe nëse ka një partner që ndan të njejtin mendim, lidhja e tyre shkon gjatë.

Lepuri ka aftësi për biznes. Respektohet nga të tjerët dhe admirohen për punën e bërë. Ndonëse nuk e pëlqejnë rutinën, personat e kësaj shenje janë shumë punëtorë dhe nuk i kanë shumë qejf festat shoqërore.

Personat më të famshëm të shenjës së Lepurit janë-Mbretëresha Viktoria, Andi Warhol, perandori kinez Shi Huangdi (ndërtuesi i Murit të Madh ), Agatha Christie dhe Albert Einstein.

Image

Në teorinë kineze të pesë elementeve Lepuri i takon grupit të drurit dhe viti 2019 do të jetë i mbarë. Këtë vit për Lepurin do të ndrisë ylli i fatit, i lumturisë, i romantikës dhe ngrohtësisë.

Lepuri do të ketë sukses në karrierë dhe marrëdhënie të mira shoqërore, familjare dhe intime. Një ngjarje shumë e lumtur do të ndodhë papritur për shenjën e Lepurit gjatë vitit 2019.

Karriera : Viti 2019 do të sjellë për Lepurin mbështetje të miqve dhe kolegëve. Talent dhe lekë do të ketë Lepuri gjatë vitit të derrit. Njerëzit e shenjës së Lepurit do të përballojnë çdo sfidë gjatë vitit 2019 dhe të realizojnë fitime të kënaqshme. Lepuri është i këndshëm, i qetë dhe i talentuar. Gjatë vitit 2019 do të ketë shumë ide fitimprurëse. Lepuri ka energjinë e duhur për të realizuar nismat e veta. Në ambjentin e punës Lepuri ka marrëdhënie të mira dhe do të përmirësojë ndjeshëm komunikimin me kolegët. Të gjitha këto veçori do ta ndihmojnë karrierën profesionale të Lepurit.

 

Image

Gjatë 2019 Lepuri nuk do të ketë ndonjë ngritje në detyrë por pritet të ketë rritje të të ardhurave. Lepuri duhet të ketë kujdes nga sukseset se mund ta bëjnë arrogant dhe mendjemadh.

Paratë: Do të ketë shumë fat Lepuri lidhur me paratë në vitin 2019. Ai do të përdorë talentin, pamjen fizike dhe reputationin për të fituar sa më shumë. Nëse punoni për vete apo për të tjerë do të përdorni aftësitë tuaja për rritjen e të ardhurave. Të ardhurat gjatë 2019 do të jenë të mira, por nuk do të kurseni shumë. Lepuri do të shpenzojë shumë në daljet me shoqërinë. Nuk është ide e mirë tu jepni lekë miqve tuaj. Nëse një mik ju fton në ndonjë aventurë financiare, kjo nuk është ide e mirë.

Ka mundësi të humbisni lekë gjatë 2019 nëse do të ndiqni këshillat e miqve për përdorimin e lekëve. Përdorni intelektin tuaj dhe të ardhurat do të rriten.

Image

Dashuria: Në vitin e Kalit do të shtohet lumturia dhe do të jeni shumë romantik. Marrëdhëniet e Lepurit me të tjerët do të jenë të shkëlqyera. Nëse po kërkoni dashurinë, atëhere dilni me shoqërinë dhe njihni njerëz të rinj. Paraqitja juaj dhe komunikimi do tu bëjnë përshtypje të madhe të tjerëve. Kështu do të lindin miqësitë e reja.

Nëse jeni të dashuruar duhet të ndërtoni një marrëdhënie më të rëndsësishme. Ka shance për fejesë apo martesë gjatë këtij viti. Duhet të respektoni ndjenjat e partnerit tuaj. Nëse jeni të martuar dhe planifikoni një fëmijë, viti 2019 është i duhuri.

Shëndeti: Ashtu si në vitin 2018 Lepuri duhet të përdorë shumë energji intelektuale për karrierën dhe marrëdhëniet me të tjerët. Lepuri duhet të planifikojë sa më mirë kohën për punën, familjen dhe shoqërinë.

Për një shëndet të mirë Lepurit i këshillohet çlodhje dhe qetësi. Lepuri gjatë vitit 2019 mund të udhëtojë më shumë se një vit më parë, ndaj duhet të jetë i kujdesshëm në timon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco