Reperi i njohur shqiptar në Gjermani publikon këngën e re, në më pak se 24 orë arrin milionëshin e parë

Reperi i njohur shqiptar në Gjermani publikon këngën e re, në më pak se 24 orë arrin milionëshin e parë

22:20, 18/01/2019
A+ Aa A-

Reperi shqiptar shumë i njohur në Gjermani, Azet, ka publikuar në orët e para të ditës së sotme këngën e tij më të re.

Bëhet fjalë për këngën me titull “Wenn die sonne untergeht” (“Kur perëndon ndielli”), të cilën e ka lançuar në bashkëpunim me mikun e tij të ngushtë, reperin Zuna.

Kjo këngë këndohet e gjitha në gjuhën gjermane, kur përmenden shpesh shqiptarët, Prishtina apo Tirana dhe ata e kanë shoqëruar edhe me një videoklip, i cili është xhiruar në Panama vetëm pak ditë më parë.

 “Wenn die sonne untergeht” ka pak orë që u publikua dhe ka marrë milion klikime në kanalin YouTube.

Për më shumë, dëgjojeni këngën në linkun e mëposhtëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco