FOTO/ Italiani që i çonte femra Berluskonit punësohet nga TCH

FOTO/ Italiani që i çonte femra Berluskonit punësohet nga TCH

14:16, 18/01/2019
A+ Aa A-

Lele Mora, ish zbulues talentesh dhe manaxher i personazheve të famshëm televizivë në Itali, ka gjetur parajsën në Shqipëri, ku ka nisur punën për televizionin Top Channel, gjë që nuk mund ta bëjë më në vendin e tij.

Shkak është një dënim që ka pasur për falimentim si dhe për Çështjen Ruby, afari i mikut të tij Silvio Berlusconi me prostitutën 17-vjeçare markokene Karima El Mahroug, e njohur me emrin skenik si Ruby Rubacuori.

Mora përfiton nga fakti që Shqipëria nuk është në Bashkimin Evropian dhe ndihmon me përvojën e tij të gjatë për krijimin e programeve.

‘Top Channels është një televizion që mbulon gjithë Shqipërinë, privati i parë. Në vend që të blejë formate programesh, bleu Lele Morën, që punon me televizionet prej 40 vjetësh dhe ka shpikur programe të mëdhenj të suksesshëm’, thotë Mora për Corriere della Sera, i intervistuar pas daljes së lajmit për një grabitje që i ka ndodhur kohët e fundit.

Çfarë bëni për Top Channel?

Krijoj  programe. Në të vërtetë kam filluar më 1 janar. Po bëj projekte. Do të ribëj gjëra që kanë pasur sukses. Programe argëtues dhe gazetareskë, të tipit Buona domenica, Verissimo, C’è posta per te, Mattino cinque, por ndryshe.

Nuk ju mungon Italia, në aspektin e punës?

No (nuk duket i sinqertë, sipas intervistuesit). Në Shqipëri jetohet mirë, shpenzohet pak dhe më trajtojnë si zotni.

Në intervistën telefonike me Corrire, Mora thotë se aktualisht gjendet në Barletta, Puglia, ku bën konsulentis për disa sipërmarrës që prodhojnë këpucë në Shqipëri.

Përgatiti: SYRI.net

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Tarja18/01/2019 14:57

Tja prezantoje lorin ....beruscos :))))

Shto koment

Denonco