FOTO/ ‘Nuk do dal të pi kafe te lagjia me ju’ Roza Lati reagon ashpër me ndjekësit

FOTO/ ‘Nuk do dal të pi kafe te lagjia me ju’ Roza Lati reagon ashpër me ndjekësit

11:59, 18/01/2019
A+ Aa A-

 Edhe moderatorja e njohur Roza Lati është bërë pjesë e sfidës më të re në Instagram 10 vite më parë e cila konsiston në publikimin e një fotoje të 10 viteve më parë për të parë ndryshimet gjatë kësaj dekade.

Disa prej tyre kanë rënë pre edhe e kritikave të ndjekësve dhe një ndër to është edhe Roza Lati.

Image

Në fotografinë që Roza ka publikuar dikush nga ndjekësit e saj i ka komentuar se më parë ishte më e mirë, duke qenë se ishte “BIO”.

Roza nuk e ka pritur aspak mirë këtë koment dhe kritikat e tjera që i janë bërë, sepse i janë dukur pa vend. 

“I kam bërë buzët që 20 vjeçe. Edhe vetullën e kam pasur të punuar. Njeriu rritet. E mos na çani dërrasat ‘çe ke gjithë këtë make up, ç’je bërë kështu’… S’do dal të pi kafe te lagjia me ju. Do dal në ekran. Ekrani ka rregulla! Ka blice dhe drita nivel tjetër nga dritat e rrugëve që dilni ju o milet! Bëni dallimin ! Unë punoj në televizion. Make up dhe krehja dhe flokët janë procese të punës!”, – ka shkruar Roza.

Image

Më pas ajo ka shpjeguar se nuk i mirëpret të tilla komente, sepse nuk dinë të bëjnë kritikat e duhura dhe reagimi i saj është gjithëpërfshirës, sepse nuk ka asgjë personale me askënd.

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco