S’kanë qejf apo kanë ndonjë hall tjetër?! Nga Alketa e te Luana, ja VIP-et që nuk u bënë pjesë e sfidës ‘para 10 vitesh’

S’kanë qejf apo kanë ndonjë hall tjetër?! Nga Alketa e te Luana, ja VIP-et që nuk u bënë pjesë e sfidës ‘para 10 vitesh’

22:25, 17/01/2019
A+ Aa A-

Instagram është pa diskutim një ndër rrjetet sociale më të përdorura dhe të preferuara për njerëzit e jo rrallë herë është bërë “sebepi” për krijimin e disa sfidave që janë realizuar nga personazhe të njohur dhe jo vetëm. E tashmë ky rrjet social është pushtuar nga sfida e radhës.

Nuk besojmë se ka mbetur person që ka Instagram, pa u ndeshur me sfidën e famshme #10yearchallenge dhe veçanërisht postimet e personazheve të famshëm, janë shndërruar në postime virale. Të shumtë kanë qenë ata të cilët me anë të sfidës më të fundit të Instagramit #10yearchallenge, janë përpjekur të tregojnë se sa kanë ndryshuar dekadën e fundit dhe mbi të gjitha ti bëjnë me dije ndjekësve në këtë rrjete social se sa përpara kanë ecur me jetën e tyre.

Kjo sfidë ka prekur si njerëzit e thjeshtë ashtu edhe VIP-at shqiptarë e të huaj. Mirëpo janë edhe disa personazhe shqiptarë që e kanë injoruar këtë sfidë, për arsye që vetëm ato i dinë. Ndoshta ngaqe ndryshimet janë drastike.

Morena Taraku, Alketa Vejsiu Luana Vjollca, Albërie Hadërgjonaj, Genta Ismajli, Flaka Krelani, Dafina Zeqiri dhe Tuna janë vetëm disa nga emrat që nuk publikuan fotografi të 10 viteve më parë dhe sot.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco