Floriana Garo kujton kohën kur nuk jetonte në Shqipëri dhe ishte volejbolliste, shikoni sa seksi dukej

Floriana Garo kujton kohën kur nuk jetonte në Shqipëri dhe ishte volejbolliste, shikoni sa seksi dukej

19:39, 17/01/2019

Kohët e fundit moderatorja shqiptare, Floriana Garo, nuk ka qenë shumë aktive në rrjete sociale, sepse është shumë e angazhuar me biznesin e saj në Zvicër dhe punën si nënë.

Megjithatë ajo nuk ka ngurruar të bëhet pjesë e sfidës më të fundit të ‘Instagram-it’ për të zbuluar fotografi të 10 viteve më parë.

Në fakt duket sikur historia tek Floriana është përsëritur në një farë mënyrë, sepse njësoj si tani edhe 10 vite më parë ajo nuk ka jetuar në Shqipëri.

Nga viti 2002 deri në 2010 ajo ka jetuar në Amerikë së bashku me familjen e saj.

Floriana është diplomuar në “City College of New York” dhe aty ka luajtur edhe në skuadrën e volejbollit të universitetit.

Pikërisht nga kjo kohë Floriana ka vendosur të publikojë një fotografi dhe duket se gjatë 10 viteve nuk ka ndryshuar asgjë në tiparet e saj, përveç ngjyrës së flokëve.

Kujtojmë se rreth dy vite më parë Floriana u largua për një jetë të re në Zvicër, ndërsa në 2018 u bë nënë për herë të parë.

ImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment