Biznesmeni shqiptar tregon vendet ku pihet drogë dhe meshkujt shkojnë të armatosur

Biznesmeni shqiptar tregon vendet ku pihet drogë dhe meshkujt shkojnë të armatosur

19:15, 17/01/2019
A+ Aa A-

Mbrëmja e sotme e Soiree në Top Channel me Jonida Shehun është e dedikuar e gjitha për jetën e natës në kryeqytet apo në vendin tonë.

Një nga ftuarit e mbrëmjes ishte edhe biznesmeni i njohur shqiptar, tashmë i vendosur në SHBA, Elton Ilirjani.

Gjatë bisedës me Jonidën, Eltoni ka treguar herën e tij të parë në clube, ama ka bërë edhe një krahasim mes clubeve shqiptare me ato të huaja.

Sipas tij, clubet shqiptare janë në dukje afërsisht me clubet e huaja, ama në përmbajtje janë shumë ndryshe.

“Në clubet shqiptare je i bezdisur. Shkon në pub dhe shikon se ke njerëz të armatosur. Kam parë dhe raste në Shqipëri, ku njerëzit janë dhunuar dhe kanë nxjerrë armët. Në Texas, armët lejohen, por nuk ka armë në clube!”, - është shprehur Ilirjani.

Nga ana tjetër, ai ka treguar se në clubet shqiptare ka agresivitet dhe mund të shohësh vajza si ballerina, por janë prostituta, 16-vjeçarët të bëjnë të fortin me lekët e babit dhe droga konsumohet hapur.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco