10 çiftet VIP shqiptarë që janë bashkë por nuk e pranojnë

10 çiftet VIP shqiptarë që janë bashkë por nuk e pranojnë

17:49, 17/01/2019
A+ Aa A-

Sado privatësi mund të kërkojë një person i famshëm, kjo është e pamundur në ditët e sotme.

Dhe sado ta mohojnë një lidhje, fotot ku kapen mat shpërndahen brenda sekondave në rrjete sociale. Duan, s'duan papritur bëhen qendra e vëmendjes në portale. Megjithatë pavarësisht fotove ku kapen mat dhe burimeve të sigurta që ata janë çift, me këmbëngulje deklarojnë se nuk janë bashkë, ç'ka sjell edhe më shumë kuriozitet për ta. "Xing.al" ju sjell më poshtë një listë me çiftet shqiptarë që janë bashkë, janë kapur mat e përsëri nuk e pranojnë lidhjen.

Image

Fero dhe Arbenita

Reperi shqiptar dhe modelja bukuroshe prej disa muajsh po jetojnë historinë e tyre të dashurisë, mirëpo pavarësisht fotove ku janë kapur mat, pavarësisht komenteve e dedikimeve që i bëjnë njëri-tjetrit, vazhdojnë të quhen "shokë".

Image

Albi dhe Alba

Koreografi i njohur, Albi Nako dhe balerina e prezantuesja e motit, Alba Hoxha po përfliten prej disa kohësh që janë në një lidhje. Edhe pse janë kapur mat në vende të njëjta, dyshja vazhdojnë të mos e pranojnë që janë të lidhur.

Image

Flori dhe Kejsi

Thashethemet se Flori dhe Kejsi janë të lidhur dolën pas performancës së dyshes në "Post Kënga Magjike", ku nuk munguan gjestet romantike. Më pas u zbulua se dy këngëtarët janë prej 6-muajsh të lidhur. Vetë ata kanë preferuar të mos prononcohen, edhe pse prej një muaji janë kryefjala e mediave.

Image

Luana dhe Krenari

Ata janë prej 3 vitesh bashkë, janë kapur mat shumë herë, madje edhe duke u puthur, por sërish nuk e pranojnë që nuk e pranojnë lidhjen e tyre.

Pavarësisht kësaj, nga Krenari nuk kanë munguar komplimentat në fotot që poston Luana ndërsa kjo e fundit nuk është prononcuar kurrë në media për këtë lidhje.

Image

Ronela dhe Young Zerka

Padyshim një nga çiftet më të komentuar në media për lidhjen e tyre. Por as këta nuk e pranojnë edhe pse u bënë 3 vite bashkë. Madje muajin e kaluar u përfolën për ndarje, por thashethemet u hodhën poshtë.

Image

Krusita dhe Kledi

Këngëtarja që i mahniti të gjithë me talentin në "Kënga Magjike" dhe kantautori Kledi Bahiti thuhet se janë në një lidhje. Kledi është parë shpesh në shoqërinë e Krusitës dhe Kledi vetë e ka pranuar në një intervistë që në studion muzikore gjatë prodhimit të një kënge mund të ketë dhe lindje ndjenjash, por pa përmendur emrin e Krusitës. Ashtu si çiftet e mësipërme, edhe Kledi me Krusitën nuk e kanë pranuar lidhjen.

Image

Kanita dhe S4MM

Ka vetëm pak që është zbuluar lidhja e Kanitës me reperin S4MM. Dyshja janë kapur mat në të njëjtin vend, Paris. Nga atje S4MM postoi një foto me një femër me kurriz dhe menjëherë nisën komentet se ajo është Kanita. Të dy kanë preferuar të mos flasin për lidhjen.

Image

Gent Fatali dhe Rozafa

Pak e dinin që Loredana ka një motër, por ajo shumë shpejt u bë shumë e famshme me lajmet se është në një lidhje me reperin Gent Fatali.

Rozafa dhe Genti janë kapur mat në të njëjtat vende. Madje reperi ka publikuar një foto me të, por pa deklaruar asgjë. Megjithatë të gjithë e dinë tashmë që ata janë në një lidhje, bën të ditur Xing.al.

Image

Dj Sardi dhe Jonida Vokshi - Vetëm dy muaj më parë u zbulua se Dj Sardi ka nisur një lidhje të re. Vajza që i ka rrëmbyer zemrën Sardit është aktorja dhe moderatorja Jonida vokshi.

Çifti janë bashkë prej pak muajsh dhe e kanë zyrtarizuar lidhjen pasi Sardi është parë së fundmi me Jonidën dhe nënën e saj në një lokal në Tiranë.

Image

Endriti dhe Lotina

Djalit i presidentit Thaçi dhe vajza e nënkryetarit të LDK-së, Lutfi Hazirit, Lotina po përfliten që janë të lidhur. Dyshja u kapën mat në shoqërinë e njëri-tjetrit në një lokal.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco