Regjisori i Hollivudit kërkon të bëjë një film për jetën e shqiptarit të suksesshëm. Ja për kë bëhet fjalë

Regjisori i Hollivudit kërkon të bëjë një film për jetën e shqiptarit të suksesshëm. Ja për kë bëhet fjalë

16:26, 17/01/2019
A+ Aa A-

Janë të pakta rastet kur një regjisor më famë botërore që bën filma në Hollivud të kërkojë që të bëjë film për jetën e një personazhi shqiptar. Por kjo ka ndodhur me boksierin e njohur Ismail Keta. Ish-kampioni botës tha për Adrenalinë në IN TV se ka një një ofertë nga një regjisor i Hollivudit për të bërë një film për jetën e tij.

“Mua më kanë ardhur disa regjisorë, madje dhe një regjisor që ka luajtur filma në Hollivud me Robert Demirën dhe shumë të tjerë dhe më tha që jeta jote nuk ka nevojë për mua. Kështu ne jemi në hapat për të zhvilluar një film për jetën time”- tha Keta për IN Tv.

42-vjeçari është një nga sportistët më të famshëm shqiptarë duke arritur të shpallet tre herë kampion bote në kick-boks, por mesa duket do ta shohim edhe në një profesion tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco