FOTO/ Roza Lati është gati për këngën e saj të parë

FOTO/ Roza Lati është gati për këngën e saj të parë

11:58, 17/01/2019
A+ Aa A-

 Moderatorja Roza Lati është një nga figurat më të komentuara të showbizit shqiptar jo vetëm nga ana e saj profesionale ku shkëlqen gjithmonë, por edhe përsa i përket stilit të saj mjat të veçantë dhe trendi.

 Gjithashtu moderatorja ka treguar se i pëlqejnë shumë eksperimentet dhe shpesh herë e kemi parë të vijë ndryshe.

Pak ditë më parë ajo bëri një ndryshim drastik në ‘look’, duke lyer flokët rozë.

Image

Por me sa duket, moderatorja ka zgjedhur që të eksperimentojë jo vetëm me pamjen e saj, por edhe me karrierën.

Së fundmi ajo ka publikuar në ‘Instastory’ disa foto ku tregon se ndodhet në një studio muzikore.

Pranë saj është edhe muzikantja e njohur, Diana Ziu, e cila duket e përqendruar në projektin e ri.

Image

 “Njerëz unë jam me Diana Ziun dhe po mendojmë të bëjmë një këngë për ju”,- shkruan Roza krahas fotos.

Ndërkohë në një postim tjetër ajo pyet fansat nëse dëshirojnë ta shohin si këngëtare dhe pjesa më e madhe e tyre kanë votuar me “Po”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco