FOTO/ A mjafton të jesh njeriu më i pasur në botë për tu martuar me Greta Koçin?

FOTO/ A mjafton të jesh njeriu më i pasur në botë për tu martuar me Greta Koçin?

09:21, 17/01/2019
A+ Aa A-

Këngëtarja Greta Koçi është shumë e komentuar në media  përsa i përket look-ut të  saj, muzikës që ajo bën, por përsa i përket jetës private ajo është single.

Image

Dhe si e tillë ajo është pyetur nga një ndjekës:

“Nëse do të isha njëriu më i pasur në botë a do të martoheshe me mua?

‘Nëse ti do të ishe më i pasuri i botës së pari do të duartrokisja për tërë zgjuarsinë dhe zotësinë nëpërmjet së cilës keni arritur të jeni njeri kaq i zoti. Njerëzit e suksesshëm nuk ecin rastësisht. Asnjë sukses në jetë nuk vjen rastësisht. Megjithatë që do t’ju duartrokisja nuk diskutohet, por që të martohesha nuk do të mjaftonte vetëm fakti që jeni më i pasuri.

Që të martohesha do duheshe të ishit njeri i mirë, i drejtë, të nderonit dhe respektonit familjen dhe femrën. Njeriu nuk martohet dhe bashkëjeton me paratë, por me njeriun. Lum ai njeri që është aq i pasur në shpirt, po aq sa llogaria e tij bankare.

Shembuj të djemve të babit, me makina e ora mijëra euro që janë vënë në mënyrë të kundra ligjshme, unë as nuk i konsideroj fare, madje ndihem keq që ‘disave’ ju duken sikur kanë gjetur ‘Princin’, e vonë ju bie të kuptojnë se ajo ‘pasuri’ është një shkatërrim dhe se nuk shtyhet jeta me para që nuk janë vënë me mund e djersë’ i është përgjigjur këngëtarja.

Image

 


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco