Selena Gomez nis një lidhje të re dashurie

Selena Gomez nis një lidhje të re dashurie

04:33, 17/01/2019
A+ Aa A-

U bë ndër femrat më të komentuara në mediat rozë. Kjo për shkak të shumë ngjarjeve si martesa e sih të dashurit Justin Bieber dhe përfundimi në një spital psikiatrik.

Pasi  mposhti depresionin, Selena Gomz doli nga spitali në dhjetor të vitit të kaluar dhe gjeti menjëherë qetësi në krahët e aktorit Austin North. Sipas revistës “Life & Style”, aktori ka patur një influencë pozitive tek 26-vjeçarja.

Nuk dihet nëse ata janë në një lidhje dashurie, por Selena bën të njëjtat gjëra që bënte me ish-të dashurin e saj Justin Bieber.

Burimet thonë se ajo me aktorin 22-vjeçar janë parë duke  shkuar në kishë për mbrëmjen e Krishtlindjeve, gjë që Justin tashmë e bën me gruan e tij Hailey.

Edhe Justin edhe Austin janë më të vegjël se Selena. Mund të jetë një zgjedhje e këngëtares ose rastësi që partnerët janë gjithmonë më të rinj se ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco