Vajza e Michael Jackson shtrohet urgjent në spital, mësoni arsyen dhe gjendjen e saj

Vajza e Michael Jackson shtrohet urgjent në spital, mësoni arsyen dhe gjendjen e saj

23:10, 16/01/2019
A+ Aa A-

Sipas disa burimeve raportohet se vajza e Michael Jackson, Paris Jackon po merr trajtime në një qendër rehabilitimi për shëndetin emocional. 20-vjeçarja por merr ndihmë për të pasur një gjendje të mirë mendore dhe fizike.

“Paris ka vendosur të marrë ca kohë për të rifilluar, riorganizuar dhe për ti dhënë përparësi shëndetit të saj fizik dhe emocional,”-tha një burim. “Ajo ka bërë një kontroll në qendër rehabilitimi që ta ndihmojnë në mirëqenien e saj.” Modelja ka postuar për herë të fundit një foto në Instagram më 12 dhjetor. Që nga ajo kohë, Paris është zhdukur nga mediat sociale.

Regjistrimi i saj në qendrën e rehabilitimit, vjen pasi Jackson ka folur hapur për betejën e saj me ankthin dhe depresionin.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco