Arzu dhe Kaja hidhen në greminë, Melisa plagoset, ja ç’do ndodhë nesër

Arzu dhe Kaja hidhen në greminë, Melisa plagoset, ja ç’do ndodhë nesër

22:28, 16/01/2019
A+ Aa A-

Nilgyn vendosë t’ja shkatërrojë jetën Xhengizit tani që ai është i paralizuar dhe nuk bën dot asgjë vetë. Selim dhe Xhenet i tregojnë Nilgynit dyshimet që kanë për Kajan. Nilgyn i tregon Selimit fotot e vrasjes së Rëzait. Selim dhe Xhenet tronditen.

Xhenet telefonon Kajan por ai nuk i përgjigjet. Arzu insiston të flasë me Melisën. Melisa sërish nuk pranon. Arzu i lë shërbyeses letrën dhe i thotë t’ja japë Melisës nesër në mëngjes. Kaja vendos të largohet për pak kohë.

Arzu shkon në shtëpinë e Mukadezit dhe i kërkon të shkojë në dhomën e Xhenetit. Ajo lexon ditarin e Xhenetit dhe emocionohet. Arzu i lë një letër Xhenetit. Ajo falenderon Mukadezin dhe largohet. Arzu telefonon Kajan dhe i thotë të takohen.

Xhenet mërzitet që e akuzoi të atin për plagosjen e Xhengizit. Ajo e telefonon por Kaja nuk i përgjigjet. Kaja shkon të takohet me Arzun. Ajo qëndron buzë greminës. Kaja frikësohet dhe i thotë Arzus të flasin. Arzu i zgjat dorën Kajas.

Ai afrohet për ta shpëtuar por Arzu e hedh atë dhe veten në greminë. Selim telefonon Xhenetin dhe i thotë të takohen pasi do e denoncojnë Xhengizin në polici. Xhenet shkon për tek Selim por dikush e ndjek.

Hajduti kap Xhenetin dhe i kërkon sendet me vlerë. Ajo i jep çantën dhe telefonin por hajduti kërkon edhe varësen. Xhenet i gjuan hajdutit dhe ja mbath vrapit. Melisa rastis në të njëjtën rrugë. Xhenet i del para makinës së Melisës.

Ajo i kërkon ndihmë Melisës dhe i thotë të largohen. Melisa sheh hajdutin dhe i kërkon sendet e Xhenetit. Hajduti e kërcënon dhe plagos me thikë Melisën. Xhenet tronditet dhe kërkon ndihmë.

Melisa i thotë Xhenetit të mos bëjë asgjë për të sepse nuk e meriton. Xhenet e fal Melisën dhe e përqafon./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco