Olta zbulon dy rolet kur kam lënë nam, s’do t'i shoh kurrë

Olta zbulon dy rolet kur kam lënë nam, s’do t'i shoh kurrë

16:43, 16/01/2019
A+ Aa A-

Aktorja shumë e dashur për të gjithë Olta Gixhari ka folur për dy nga rolet që ajo nuk do donte t’i shikonte kurrë. 

Ajo ka folur për  dy role ose dy pika të dobëta në karrierën e saj si aktore.

“Rregjisori te roli im “Pamje nga ura” ishte i fiksuar, që të gjente një vajzë brune me flokë të gjata. D.m th. bjondet nuk i konsideronte fare dhe unë jam bjonde e lindur. Unë u mërzita në fillim dhe humba çdo shpresë. Por unë atëherë bëja një rol shumë të mirë në Akademi që mbahet mend sot e kësaj dite. Aty luaja rol kryesor me Nik Xhelilajn se ishim në një kurs bashkë dhe ka qenë regji e Timo Fllokos. Kemi lënë nam me atë pjesë. Sot të shkosh të pyesësh në Akademi, të flasin ende për atë pjesë. Ajo pjesë është e filmuar në mënyrë amatore. Kam tentuar ta shikoj, por nuk e kam parë sepse bëhem keq dhe filloj të qaj. Dy pikat e mia të dobëta në karrierë janë “Deshirë” dhe “Pamje nga ura”.

Ndër të tjera aktorja është shprehur se pavarësisht të gjithave për të Teatri mbetet magjik.

“Teatri është magjik pa diskutim. Çfarëdolloj gjëje që mundohen t’i bëjnë Teatrit, çfarëdolloj menaxhimi që t’i bëjnë Teatrit të keqe, të mirë apo të mesëm, çfarëdolloj frymë që t’i japin Teatri është magjik dhe fantastik. Është një vend ku merren mesazhe të mëdha dhe shumë të forta. Unë kam pasur pedagogë shumë të mirë dhe dy pedagogët e mi të mjeshtërisë kanë qenë Niko Kanxheri dhe Timi Flloko. Profesor Timon kam pasur fatin ta kem partner edhe te “Pamje nga ura”, dhe mund të themi se ai ka qenë një ogur shumë i mirë në karrierën time. Dhe përpos talenti dhe shkollimit mendoj se kam pasur edhe fat në këtë aspekt”./abcnews

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco