FOTO/ Aurela Gaçe ka një ‘defekt’ fizik dhe nuk është as ‘parakolpi’ e as këmbët e gjata: Shyqyr vajzat s'më ngjajnë

FOTO/ Aurela Gaçe ka një ‘defekt’ fizik dhe nuk është as ‘parakolpi’ e as këmbët e gjata: Shyqyr vajzat s'më ngjajnë

11:14, 16/01/2019
A+ Aa A-

Ajo është padyshim një prej këngëtareve e më të mira në vend dhe gjithashtu një prej më energjikeve.

Aurela Gaçe është një prej atyre zërave që nuk harrohen lehtë, por gjithashtu është dhe prej atyre personazheve që vështirë t’i injorosh prej karakterit të tyre totalisht të drejtpërdrejtë dhe pa dorashka.

 Megjithatë duket se edhe ajo ka diçka që do të donte ta kishte ndryshe dhe nuk është as gjatësia, as flokët dhe as ndonjë formë trupore.

Do të donte thjesht të kishte vetulla më të plota dhe natyrale.

“Ka diçka që do ta doja, por se kam… Jo nuk është gjatësia, sepse se kam ndjerë kurrë se më është dashur, as me taka e as pa taka. Nuk është as parakolpi i shumë dëshiruar nga bota, se prapë s’kemi ndjerë që na është dashur për t’u realizuar në jetë… Jo, jo as flokët e gjata se ato në dorë i kemi kur të duam…Vetulla, vetulla, ajo është që më bën të them ahhh. I kam zili femrat me vetull të plotë natyrale. E thashë mo se plasa”, – ka shkruar Aurela në ‘Instagram’.

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco