Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

 Fifi nuk gjente dot asnjë kontakt të MC Kreshës për 8 muaj

Fifi nuk gjente dot asnjë kontakt të MC Kreshës për 8 muaj

10:40, 16/01/2019
A+ Aa A-

Sot është një ndër këngët më të pëlqyera dhe një ndër bashkëpunimet më të vlerësuara të “Këngës Magjike”, por lidhja e Fifit me MC Kreshën nuk ka qenë fare e lehtë.

E ftuar në emisionin “Nd’rrimi i Natës” në Klan Kosova, këngëtarja e famshme shqiptare Fifi, ka treguar sesi arriti të bindë reperin të bëhet pjesë e këngës së saj, me ndihmën e Ardit Gjebreas.

Fifi tregoi se për 8 muaj nuk arriti të gjente dot asnjë kontakt të Kreshës dhe kur arriti t’ia prezantonte këngën atij, reperi e refuzoi duke thënë se nuk është në stilin e tij.

“As menaxheri im nuk e ka ditur që ai do të vinte, domëthënë është bërë shumë kështu tinza (fshehur) me Ardit Gjebrean, ai e ka bërë bashkëpunimin. I ka pëlqyer kënga aq shumë sa tha, ‘unë do të flas me të për ta pasur te kënga’. Unë kisha 8 muaj që i lutesha Zotit, më jep MC Kreshën! E kisha një super tekst dhe thoja që kjo këngë nuk mund të jetë hajgare edhe unë për 8 muaj jam lodhur duke lypur kontaktin e Kreshës, askush s’ma jepte ashtu siç kurrkush nuk e jep numrin tim.

Ai tha nuk është stili im kënga dhe për ditëlindje të Kreshës i shkova në studio, ka folur Arditi me të edhe për ditëlindje e ka marrë dhuratë këngën “Psikopatja jote” Kresha. Dhe titulli i këngës ka dalë atë ditë që kemi dalë në skenë tek “E diela shqiptare”.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco