FOTO/ E akuzojnë për keqtrajtim të kafshëve, përgjigjet ashpër Genc Prelvukaj

FOTO/ E akuzojnë për keqtrajtim të kafshëve, përgjigjet ashpër Genc Prelvukaj

10:08, 16/01/2019
A+ Aa A-

Prej më shumë se një viti Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj kanë qënë shumë të komentuar në media për lidhjen e tyre.

Ishte eventi “Op Labi party 2019”   i organizuar më 17 dhjetor në Kosovë, ku Eni dhe Genci u shfaqën duke hyrë të kapur për dore dhe Genci pranoi për herë të parë lidhjen e dashurisë.

Image

Së fundmi ata po kalojnë disa ditë pushimi në Tailandë,pranë njëri-tjetrit duke vizituar vende të ndryshme dhe ato nuk kanë nguruar të provojnë dhe një eksperiencë të veçantë siç është ajo e shëtitjes me elefant.

Image

 Por siç duket jo të gjithë njerëzit e presin mirë këtë gjë, dhee kanë akuzuar këngëtarin se po keqtrajton një kafshë në këtë mënyrë, sepse elefantët duhet të jenë të lirë.

“Mizori ndaj kafshëve. Elefantët duhet të jenë të lirë dhe nuk duhet të të shëtisin ty rreth e rrotull”, – ka shkruar dikush nga ndjekësit në ‘Instagram’-in e Gencit.

 “Me mijëra shqiptarë në gjendje të rëndë ekonomike me qindra persona të zhdukur, me qindra gra të dhunuara, me mijëra të sëmurë me mijëra raste të dhunës në familje, me probleme të ndotjes së ajrit etj, etj shqiptarët merren me mbrojtjen  të drejtave të elefantëve në Azi. More e keni seriozisht ju?”, – ka rëaguar ashpër këngëtari të cilit siç duket nuk i ka pëlqyer.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco