FOTO/ Teksa zbulon ëndrrën e saj përlotet në emision Olta Gixhari

FOTO/ Teksa zbulon ëndrrën e saj përlotet në emision Olta Gixhari

09:21, 16/01/2019
A+ Aa A-

 Angazhimi me biznesin e saj duket se nuk është një ndër arsyet kryesore që e pengon të ngjitet në teatër aktoren shumë të dashur për publikun Olta Gixharin.

 Ditën e djeshme aktorja ishte e ftuar në emisionin ‘Provokacja’, në të cilin foli gjerë e gjatë për karrierën e saj.

Olta u shpreh se nuk është shumë dakord me pjesët që po vihen në teatër dhe prandaj ka munguar.

Gjatë bisedës ajo ka shtuar se teatri në Shqipëri nuk është në ditët e tij më të mira, megjithatë për të mbetet magjik.

Duke u kthyer pas në kohë Olta ka thënë se dy shfaqjet “Pamje nga ura” dhe “Dëshirë” janë dy pikat e saj më të dobëta në karrierën artistike dhe se nuk do të donte t’i shikonte kurrë.

Në fund të emisionit ajo foli edhe për ëndrrën e saj më të madhe dhe për të nuk mundi të mbante as lotët.

Olta zbuloi se një ditë do të bëjë një shfaqje ashtu siç do ajo, duke qenë se e ka marrë shumë malli për teatrin. 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco