‘Ezel’ fiton gjyqin kundër paparacëve, zbulohen detajet

‘Ezel’ fiton gjyqin kundër paparacëve, zbulohen detajet

23:19, 15/01/2019
A+ Aa A-

Kenan Imirzalioglu ka fituar gjyqin kundër paparacëve për fotot e tij gjatë pushimeve në një jaht luksoz. Aktori i njohur për rolin e ‘Ezel’, ka fituar më në fund gjyqin pas një lufte të vazhdueshme me fotografët.

E cilësuar si një çështje pa dëme materiale, por si shkelje e të drejtës personale për privatësi, gjykata ka deklaruar se nuk ekziston asnjë e drejtë e fotografëve apo mediave për të fotografuar momente nga jeta private e personazheve publikë pa lejen e tyre.

Sipas gazetës ‘Sabah’, Kenan është fotografuar në 2014-ën krah të ish-të dashurës së tij teksa pushonin në një jaht luksoz. Fotografitë e publikuara nga ai moment u bënë arsyeja që çështja shkoi drejt gjykatës. Ky gjyq ka hapur shumë diskutime në Turqi për lirinë e medias.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco