Kaja pranon se ka qëlluar Xhengizin, ja ç’do ndodhë nesër në Xhenet

Kaja pranon se ka qëlluar Xhengizin, ja ç’do ndodhë nesër në Xhenet

23:01, 15/01/2019
A+ Aa A-

Melisa i thotë Orhanit se është penduar dhe dëshiron që Xhenet ta falë. Xhenet i tregon Mukadezit dyshimet e Selimit që Xhengiz mund të ketë vrarë Kajan. Mukadez sëmuret. Arzu telefonon Melisën por ajo nuk pranon të flasë me të.

Arzu i del Melisës para makinës dhe i lutet ta dëgjojë por Melisa largohet. Kaja shkon në shtëpinë e Mukadezit por Xhenet ja mbyll derën. Kaja e hap me forcë derën ndërsa ajo i thotë të largohet. Kaja i thotë Xhenetit të mos e dëgjojë Selimin.

Xhenet largohet. Kaja kërcënon Mukadezin. Arzu shkon në shtëpi dhe i gjen valixhet tek dera. Sema i del para dhe i thotë Arzus se e ka fajin vetë për gjithçka ka ndodhur. Mahir i kërkon Arzus të flasin. Arzu nuk pranon dhe i thotë se i intereson vetëm vajza e saj.

Melisa shkon në shtëpinë e Mukadezit dhe sheh fotot e fëmijërisë së Xhenetit. Arzu mëson se Melisa ndodhet në shtëpinë e Mukadezit. Melisa i kërkon falje Mukadezit për ato që i ka bërë Xhenetit. Arzu shkon në shtëpinë e Mukadezit dhe i kërkon Melisës të flasin.

Melisa i tregon Arzus shtëpinë ku jeton Xhenet. Ajo e mohon si nënë duke i thënë se ka humbur gjithçka dhe largohet. Sema dhe Mahir shkojnë për vizitë tek Xhengizi dhe Nilgyni. Selim insiston që Xhengizin e ka qëlluar dikush.

Nilgyn e kundërshton. Selim i tregon Mahirit dyshimet që ka për Kajan. Ai vendosë të zbulojë gjithçka për Kajan. Kaja shkon në shtëpinë e Selimit dhe përballet me të dhe Xhenetin. Selim akuzon Kajan që ka qëlluar Xhengizin.

Kaja e ironizon Selimin. Xhenet fillon të dyshojë për Kajan gjithashtu. Kaja i thotë Xhenetit se e ka qëlluar Xhengizin. Ajo kupton se Kaja e ka lënduar nënën e saj prandaj ajo e braktisi. Kaja pranon të bëhet siç do Xhenet dhe të largohet nga jeta e saj.

Melisa i kërkon falje Xhenetit. Xhenet nuk e pranon faljen e saj dhe i kërkon të qëndrojë larg saj. Arzu i shkruan një letër Melisës. Xhenet përgjon Mukadezin duke folur me Sunën. Ajo mëson se Kaja ka tentuar të vrasë Mukadezin./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco