FOTO/ Zbulohet e dashura e re e Neymarit, ajo është modele bikinish dhe vlogere në YouTube

FOTO/ Zbulohet e dashura e re e Neymarit, ajo është modele bikinish dhe vlogere në YouTube

22:38, 14/01/2019
A+ Aa A-

Futbollisti brazilian, Neymar, ka një të dashur të re. Ajo është bukuroshja Mari Tavares.

Gjatë festave të fundvitit të kaluar, 26-vjeçari e kishte publikuar një fotografi që kishte marrë vëmendjen e fansave.

The Sun bën të ditur se Mari është një modele bikinish dhe vlogere (video blogere – një formë e blogut, ku medium është videoja dhe është një formë e një ueb televizioni) në YouTube.

Neymar ka qenë vetëm që nga muaji tetor i vitit të kaluar, kur u nda nga partnerja e tij, Bruna Marquezine. Modelja dhe moderatorja televizive në konfirmimin e saj kishte thënë se vendimi për t’u ndarë ka qenë i sulmuesit të Paris Saint-Germainit.

Image

Ish-e dashura e Neymarit, Bruna Marquezine

“Ishte një vendim që erdhi nga ai, por akoma ka shumë respekt, shumë dashuri, për të dhe për gjithçka që kemi përjetuar. E dini se unë zakonisht nuk flas për jetën time personale. Po flas sepse jam e detyruar të flas, por do të jetë vetëm një herë”, kishte thënë Bruna në një intervistë të mëhershme.

Tash thashethemet janë se futbollisti ka nisur një lidhje me sensacionin e Instagramit, Mari. Ajo numëron mbi 193 mijë ndjekës në këtë rrjet social dhe është 20 vjeçare.

Ashtu si Neymari, edhe ajo ka shumë tatuazhe në trupin e saj, në ekstremitete dhe në gjoks, ndërsa planifikon një karrierë të suksesshme si një ndikuese përmes rrjeteve sociale.

Derisa të qenit e dashura e një futbollisti të famshëm do t’i ndihmojë shumë në këtë aspekt.

View this post on Instagram

????

A post shared by Mari Tavares ? (@maari.tavares) on

View this post on Instagram

Solzão e céu azul, de @newsummeroficial ????????

A post shared by Mari Tavares ? (@maari.tavares) on

View this post on Instagram

@lojatalum ????

A post shared by Mari Tavares ? (@maari.tavares) on

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco