VIDEO/ Kolegët i bëjnë kamera të fshehtë, Olsi Bylyku: Jap dorëheqjen në Klan

VIDEO/ Kolegët i bëjnë kamera të fshehtë, Olsi Bylyku: Jap dorëheqjen në Klan

23:27, 13/01/2019
A+ Aa A-

Olsi Bylyku është bërë pjesë e një kamere të fshehtë të organizuar nga kolegët e tij, Bes Kallaku dhe Erion Isai. Gjatë puntatës së sotme të ‘BE Coffe’ u transmetua edhe loja e xhiruar nga aktorët e njohur, të cilët siç edhe duket e kanë acaruar shumë kolegun e tyre. Ata kanë xhiruar një reklamë të përbashkët për një pije alkoolike, por paga që kanë marrë nuk ka qenë e njëjtë.

Besi dhe Erioni janë paguar me 500 euro, ndërsa Olsi me 50 euro. Kjo gjë ka sjellë acarim tek aktori, i cili ka diskutuar me kolegët për disa minuta duke kërkuar që të mos transmetohet reklama.

 “Asgjë nuk do transmetohet. Është ofendim. Unë jam dorëheqjen që nesër në Klan”,-është shprehur ai në disa prej momenteve të xhiruara. Pas disa minutash, Besi dhe Erioni kanë zbuluar të vërtetën duke qetësuar gjendjen. Sigurisht gjithçka përfundoi me të qeshura dhe shaka siç jemi mësuar të shohim nga aktorët e njohur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco