Bixhoz me dashurinë/ Shivait i del video intime me Ragnin, ja ç’do të ndodhë këtë javë

Bixhoz me dashurinë/ Shivait i del video intime me Ragnin, ja ç’do të ndodhë këtë javë

21:17, 13/01/2019
A+ Aa A-

Texh nxjerr nga burgu Zvetlanën dhe tradhëton Xhanvin. Om dhe Rudra përgatisin një darkë romantike për Shivain dhe Anikën.

Shivai dhe Anika grinden me njëri-tjetrin. Om fillon të kujdeset për Gorin. Ajo fle natën në tendë dhe ai qëndron me të.

Kamini ka në plan të çmendë Priankën dhe të shkatërrojë dashurinë e saj me Ranvirin. Ragni rrëzohet nga shkallët për t’i tërhequr vëmendjen Shivait.

Vëllezërit Oberoi marrin një video ku Shivai shfaqet në momente intime me Ragnin. Ragni shtiret se Sidart e kërcënon.

Rudra zbulon se video është montazh. Ata fillojnë të dyshojnë tek Ragni. Pinki zbulon se Texh takohet me Zvetlanën. Ajo i tregon Xhanvit por Xhanvi e mbron Texhin.

Në shtëpinë Oberoi vjen një bebe. Djemtë kujdesen për beben dhe duan të zbulojnë e kujt është./revistawho

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco