Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ 'Divorci' Meta - Kryemadhi

FOTO/ Capital T merr vendimin e rëndësishëm në lidhje me aktivitetin bamirës të tij

FOTO/ Capital T merr vendimin e rëndësishëm në lidhje me aktivitetin bamirës të tij

14:27, 13/01/2019
A+ Aa A-

 Capital T është një nga reperet më të njohur të showbizit shqiptar i cili lancon rishtazi hite njëri pas tjetri.

Jo vetëm kaq po reperi është bërë i njohur dhe për aktivitet bamirësie që zhvillon herë pas here, siç ishte dhe rasti që gëzoi 5 familje duke ju dhuruar çelsat e shtëpive dhe shumë të tjerë të ngjashëm.

Këto aktivitete reperi i ka pasqyruar gjithmonë në profilin e tij në Instagram por ai përveç lavdërimeve ka marrë dhe kritika.

Këtë e bëri vetë të ditur Capital T me anë të një postime në të cilën shkruante:

’ Për të gjithë ata të ligë që ju pengon bamirësia ime e ata të cilët kanë shpirt për të sharë humanitetin e çfardolloji, Zoti ju ndihmoftë e ju pastroftë nga urretja që këni në shpirt.Kur ju pengon dhe humaniteti paramendo sa ju pengon suksesi im, sidoqoftë aksionet nuk kanë për tu ndalur, qëntë lë të lehin, karvani ecën’ ka shkruar në postim reperi. 

Por së fundi, reperi ka marrë një vendim të rëndësishëm.

Teksa falenderonte një fans që e vlerësonte për ndihmën që u ka dhënë familjeve në nevojë, ai u shpreh se nuk do të dokumentojë bamirësitë e tij.

“Gjithmonë është në planet e mia, do të jem shumë aktiv në këtë fushë pamvarsisht që s’do i shihni shumë publike në rrjete sociale”, ka shkruar reperi.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco