Deklarata e fortë e Albërie Hadërgjonaj:  Po mori pjesë Aurela Gaçe, harroje që e fiton Këngën Magjike

Deklarata e fortë e Albërie Hadërgjonaj: Po mori pjesë Aurela Gaçe, harroje që e fiton Këngën Magjike

08:58, 13/01/2019
A+ Aa A-

Këngëtarja shumë e përfolur kohët e fundit në mediat rozë Albërie Hadërgjonaj ishte e ftuar mbrëmë në emisionin ‘Oxygen’ ku ndër të tjera foli dhe për mos pjesmarrjen e saj në festivalin ‘Kënga Magjike’ duke u shprehur se pikët maksimale jepen mes miqsh.

Image

’Unë nuk kam shkuar tek Kënga Magjike sepse pa fyer asnjë këngëtar, Aurela Gaçe shkon dhe i merr 5 këngëtarët e vet që këndojnë te lokali i saj, 4-5 shokë edhe pak respekti dhe fiton.Flori Mumajesika konkurent 5-6 këngëtarë që i kompzon  këngët dhe fiton, normal si do të fitoj unë? Është mes miqëve.

Nuk ka asgjë të keqe se unë ata i kam miq dhe i dua shumë, por dua të them nëse Aurela Gaçe është tek Kënga Magjike, s’kam ça kërkoj unë.Jo se ajo ka këngën më të mirë, por i ka 5 këngëtarët e vetët.Normal që është artistë e jashtëzakonshme.

Edhe Flori sivjet kishte 5-6 kompozime të vetat dhe të gjithë ata i japin pikët maksimale.Unë si artiste s’mund t’i them dikujt.A do më votosh ti? Është skandal.Unë s’kam frikë askënd.Kush këngëtare do të vijë, të përballet. me zë, me këngë, me të folur, me të veshur, me shkrim, me lexim me ça të duan, nuk frikësohem’ u shpreh Albëria.  

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco