E ëma e braktis në jetimore, djali kërkon të bashkohet me të pas 10 vites

E ëma e braktis në jetimore, djali kërkon të bashkohet me të pas 10 vites

08:32, 13/01/2019
A+ Aa A-

Programi “Dua të të bëj të lumur” solli këtë mbrëmje historinë e një djali të cilin e ëma e kishte braktisur në jetimore prej 10 vitesh.

Ardiasi mbrëmjen e sotme kishte ftuar nënën e tij, Samijen për ta pyetur se pse e kishte braktisur në jetimore dhe se kush ishte babai i tij.

Samija rrëfeu se ajo nuk kishte pasur mundësi ekonomike për të mbajtur 3 fëmijët e saj dhe për këtë arsye i kishte dërguar në jetimore.

Ajo tregoi që babai i Ardiasit nuk ishte i aftë që të kujdesej për familjen, madje edhe paratë që fitonte nuk i dërgonte në shtëpi.

Për këtë arsye Samija ishte divorcuar kur Ardiasi ishte vetëm 6- muajsh dhe ai nuk e njohu kurrë babain e tij.

Ardiasi në studio i kërkoi Samijes që të jetonin sëbashku dhe të mos qëndronte më në jetimore.

“Ma pse më keni çuar në shtëpinë e fëmijës? Gjithashtu unë dua që të bashkoj familjen, prandaj dua të njoh babin!”,- ishin fjalët me të cilat i’u drejtua ai nënës së tij.

Samia refuzoi t’i tregonte Ardiasit se kush ishte babai dhe sipas saj ai nuk e meritonte dashurinë e tyre.

Pas ndihmës të premtuar nga programi “Dua të të bëj të lumtur”, Samija pranoi që Ardiasi të jetonte me të. Në fund nënë e bir u takuan pas shumë kohësh.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco