VIDEO/ Kastro Zizo nis emisionin e tij të ri duke akuzuar për vjedhje kolegët e tij

VIDEO/ Kastro Zizo nis emisionin e tij të ri duke akuzuar për vjedhje kolegët e tij

12:20, 12/01/2019
A+ Aa A-

Këngëtari dhe moderatori shqiptar, Kastro Zizo ka nisur mbrëmjen e së premtes emisionin e tij "Late Night Show" në televizionin Ora News në orën 23:00.

 Puntatën e parë e nisi me një monolog ku fliste për emrin e emisionit dhe kritikat që iu bënë.

Ai pranoi hapur se e ka kopjuar nga emisionet amerikane, duke treguar dhe disa gjëra që nuk i dinim për estradën shqiptare.

 “Kemi muzikën tallava që jo vetëm është kopjuar këtu tek ne, por është kopjuar keq. Dhe tallavanë nuk kanë ditur ta kopjojnë siç duhet. Kam dhe shembuj. Kam Genta Ismajlin, sa e bukur, sa seksi, sa e dëlirë”.

Kështu ka thënë Kastro, pasuar menjëherë me një insert të shkurtër këngësh ku ballafaqon Gentën me këngëtarën Viki Narkuvice. Këngët e tyre duket dukshëm që janë identike.
Nuk ka mbaruar me kaq. Kastro ka vënë nën shënjestër edhe këngëtarë të tjerë si Sinan Hoxhën dhe Bleron, për të cilët shprehet se nuk dihet se kush ka kopjuar kë.
Për më shumë ndiqni videon më poshtë…

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco