Bixhoz me dashurinë/ Texh nxjerr Zvetlanën nga burgu, ja ç’do ndodhë nesër

Bixhoz me dashurinë/ Texh nxjerr Zvetlanën nga burgu, ja ç’do ndodhë nesër

19:32, 11/01/2019
A+ Aa A-

Ragni i bën foto vetes dhe i bën komplimenta. Anika e shikon dhe Ragni bën sikur po flet me të ëmën në telefon. Ragni i thotë Shivait se e ëma i tha të mos shkojë në shtëpinë e saj pasi mund të vijë Sidarti.

Ajo bën sikur është sëmurë për të tërhequr vëmendjen e Shivait. Anika i jep Ragnit një pije shëruese. Shivai i ofron Ragnit të qëndrojë në shtëpinë Oberoi. Texh telefonon Xhanvin dhe e falenderon që nuk harroi t’i vendoste ilaçet me vete kur u nis për udhëtim.

Ai i premton Xhanvit se kur të kthehet gjërat mes tyre do jenë ndryshe. Xhanvi gëzohet por ky ishte thjesht teatër nga Texh i cili ndodhet me Zvetlanën. Zbulohet se Texh e ka nxjerrë Zvetlanën nga burgu.

Ajo ankohet që Texh nuk e ka mbajtur fjalën dhe nuk u martua me të. Texh i premton se ajo do i marrë të drejtat e saj dhe ka një plan. Shivai i thotë Anikës se ja dha pijen shëruese Ragnit qëllimisht.

Anika i thotë se po kujdeset për të fejuarën e tij. Rudra dhe Bavia zihen se kush është më i fortë. Shivai, Anika dhe Om vendosin të bëjnë një plan për të bashkuar Rudrën dhe Bavian.

Pinki ankohet se Shivai e ka harruar që kur erdhi Anika. Shakti i thotë Pinkit se nëse bën një hap për ta fituar dashurinë e gjithë familja do ja kthejnë atë./revistawho

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco