Dietologu i familjes Kardashian, tregon veprimet për të humbur peshë

Dietologu i familjes Kardashian, tregon veprimet për të humbur peshë

17:15, 11/01/2019

Sa herë ke ndonjë festë, event të rëndësishëm të një mikeshe, dasmë ose edhe një darkë speciale, me siguri të ka ndodhur të kesh menduar kilogramët e tepërt

Ke një plan për t’i hequr pak para festës në mënyrë që të dukesh më bukur? Është më ë e thjeshtë nga që ke menduar, vetëm nëse respekton disa hapa.

Ajo që na ndodh të gjithëve është që besojmë se me pak kile do të dukemi më mirë me fustanin e preferuar. Ideja e parë që të vjen në kokë për këtë është që gjatë kësaj periudhe (deri në festë) është të mos hash shumë… Por ndodh që të përballesh me picat apo me ëmbëlsirat….

Çfarë duhet të bësh në të vërtetë nëse do që në një ngjarje të shkëlqesh? Fillo të ndjekësh hapat e mëposhtëm. Dietologu Philip Goglia, i familjes Kardashian, jep disa këshilla.

Image

Pi sa më shumë ujë

Pi shumë ujë, në ?do orë të ditës… “Përpiqu të pish 2 deri në 3 litra ujë në ditë. Kjo do të të ndihmojë shumë të jesh e hidratuar dhe të tretësh sa më shumë.”

Hiq dorë nga qumështi

Goglia rekomandon që gjatë kësaj periudhe të heqësh dorë nga “buka, produktet e qumështit dhe nga alkooli, të paktën 12 ditë para eventit.” Ai shton: “Ha sa më shumë peshk dhe perime vetëm në darkë, por qëndro larg perimeve që të japin fryrje stomaku si brokoli, lakra apo edhe misri (kokoshkat).”

Bëj një banjë me kripë

Kjo është një mënyrë mjaft e mirë. “Një natë para festës, do t’ju sugjeroja një banjë me kripë. Në vaskën me ujë të ngrohtë, shto një filxhan kafe kripë dhe qëndro për 20 minuta. Shpëlaje trupin si normalisht dhe fli. Në mëngjes, do të ndihesh më e lehtë dhe më e relaksuar.

Bëj disa ushtrime kardio

Edhe nëse nuk je shumë e shumë e dhënë pas ushtrimeve dhe aktivitetit fizik, të paktën një herë në ditë do të të ndihmojë për të hequr disa kilogramë. “Bëj një orë në ditë ushtrime kardio, gjashtë ditë në javë — në intervale të ndryshme. Dhe, sigurisht, pi shumë ujë gjatë ushtrimeve.

Mos harro H?O!”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment