Bebe Rexha refuzoi propozimin për martesë të Flori Mumajesit, Albana Osmani ‘hyn’ mblesë dhe ja ç’thotë

Bebe Rexha refuzoi propozimin për martesë të Flori Mumajesit, Albana Osmani ‘hyn’ mblesë dhe ja ç’thotë

18:40, 06/01/2019
A+ Aa A-

Para pak ditësh, Bebe Rexha përmes një postimi në Twitter bëri një kërkesë interesante për burrin e saj të ardhshëm.

“Për burrin tim të ardhshëm: Eja dhe më gjej sa më shpejt. Të dua”, ka shkruar këngëtarja.

Ndërkohë, Flori Mumajesi lidhur më këtë i ka shkruar Bebe Rexhës privatisht në Instagram.

“Tak tak… Hape deren, jam une Burri. Me shpejt se kaq nuk vija dot”, teksa këngëtarja e ka hapur mesazhin e Florit, mirëpo ka preferuar që mos t’ia kthejë duke refuzuar kështu “propozimin” e tij për martesë.

Pas kësaj flori ka postuar një video në Instagram teksa ka performuar baladën e tij “Me fjalë të vogla” në Kënga Magjike.

Ka qenë pikërisht moderatorja Albana Osmani e cila i ka bërë tag Bebes duke i shkruar:

“Dëgjoje djalin,” duke bërë kështu shaka me mesazhin që kantautori i kishte dërguar Bebes.

Ndoshta këtë herë Bebe nuk do t’a injorojë duke marrë parasysh që këngëtarja dhe moderatorja njihen dhe madje janë takuar disa muaj më parë, ose ndoshta ‘refuzimi’ do të vazhdojë dhe po njësoj dhe kjo shaka mjaft argëtuese mes VIP-ave.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco